Pinë alkool dhe bënë sherr në lokal, 37-vjeçari nxjerr jashtë për ta 'sqaruar' 60-vjeçarin pse e quajti 'malok' dhe e vret me thikë në Tiranë

7 Maj 2022, 12:05| Përditesimi: 7 Maj 2022, 16:12

  • Share

TIRANË- Një sherr banal i cili rezultoi fatal, i mori jetën mesditën e kësaj të shtune Ilir Kapos 60 vjeçe, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Ka qenë Olgert Dhimitri ai ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv Kapo dhe Dhimitri po konsumonin alkool në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt me fjalë në lokal dhe më pas kanë dalë jashtë, ku autori e ka goditur për vdekje me thikë viktimën. Mësohet se autori përveç alkoolit, ishte një konsumator i lëndëve narkotike. 

Në pranga është vënë 37-vjeçari, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ambulanca për të transportuar drejt morgut trupin e pajetë. 

1651920019_OLGERTDHIMITRI.jpg

Autori Olgert Dhimitri

1651920401_Sequence03.00293106.Still019.jpg

Viktima në tokë

Ora 16:11
Vrasja në Tiranë/ 37-vjeçari e qëlloi për vdekje me thikë se viktima e quajti 'malok'

1651920401_Sequence03.00293106.Still019.jpg

Detaje të reja nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin "malok" dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.

Ora 12:41
Qëlloi me thikë 60-vjeçarin pasi piu alkool, ja kush është autori i vrasjes në Tiranë

1651920019_OLGERTDHIMITRI.jpg

Ky është Olgert Dhimitri, autori i vrasjes që tronditi kryeqytetin disa minuta më parë.

1651920929_WhatsAppImage20220507at12.38.19PM.jpeg

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali: 08/05/2022 19:03

    MALOK KA QENE ,,,mut muti,,,,nuk ka asgje te keqe,,,kemi ne shqiperi malok,,lab,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?