E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau 31-vjeçarin nga Kukësi! Pëlqen jetën e luksit dhe mban pllakë floriri në qafë (FOTO)

3 Janar 2023, 08:22| Përditesimi: 3 Janar 2023, 12:20

  • Share

 

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

E quante veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që qëlloi me armë zjarri ndaj të rinjve nga Kukësi duke lënë të vdekur njërin prej tyre

Lajmi kryesor:

Sherr me grushte për faturën 400 euro në një lokal nate në Prizren, pronari qëllon me armë 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, plagoset shoku


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?