Diego Armando Maradona dhe Messi

E quajnë 'pija e Perëndisë'! Messi konsumoi çajin e famshëm për suksesin në Botëror

23 Dhjetor 2022, 11:29
  • Share

Argjentina fitoi Kupën e Botës 2022 dhe një ndër sekretet e suksesit ishte edhe forma e mirë e Lionel Messit. Pas mbërritjes me trofeun në Buenos Aires, Lionel Messi u zgjua me trofeun dhe një pije në shtrat. Çaji që po konsumonte Leo është i famshëm për futbollistët, me shumë prej tyre që kanë pozuar me një pije të tillë.

E quajtur ndryshe si "pija e Perëndisë", çaji Yerba Mate ishte pjesë e dietës ushqimore që Argjentina kishte në Botëror. Një sasi e madhe e çajit u konsumua nga lojtarët e Argjentinës në Katar, teksa një pije të tillë konsumonte edhe Diego Maradona në sukseset në fushë.

Yerba mate është një pije shumë e shëndetshme me përmbajtje të ulët kafeine, cilësi shëruese natyrale dhe plot energji. Ky çaj përmban të gjitha minerale dhe vitaminat si kalcium, magnez, hekur, fosfor, zink, të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Veç futbollistëve të Argjentinës, vite më parë edhe ata të Anglisë kanë treguar për çajin "çudibërës".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?