E qeshura mund të
shkaktojë dhe probleme

15 Dhjetor 2013, 17:44| Përditesimi:

  • Share
E qeshura mund të jetë një ilaç i mirë dhe mund të na krijojë një humor të mirë por dhe mund të na dëmtojë ose të na sjellë probleme.

Pavarësisht përfitimeve të njohura nga buzëqeshja, disa njerëz e kanë provuar që e qeshura mund të jetë më e rrezikshme nga sa pritej.

Një grua me sindromën e rrahjës së shpëjtë të zemrës u rrëzua dhe vdiq nga e qeshura, thonë studiuesit.

E qeshura mund të shkaktojë dhe kriza epileptike sipas studiuesve.

Një frymëmarrje e shpejtë dhe e gjatë duke qeshur mund të provokojë një sulm astme, ndërsa disa njerëz kanë vuajtur nga mospërmmbajtja dhe madje edhe hernias pas një të qeshure.

Kërkuesit nga Birmingham dhe Universiteti i Oksfordit kanë përdorur të dhëna nga viti 1946 deri në ditët e sotme për të studiuar përfitimet nga e qeshura në trupin e njeriut.
Rezultatet treguan se një dozë e 'vërtetë'e të qeshurit për një ditë të tërë mund të ndihmojë duke djegur 2.000 kalori.

E qeshura është e lidhur edhe me uljen e sheqerit në gjak në pacientët diabetik dhe reduktimin e ngurtësimit arterial, e cila ndihmon lehtësimin e tensionit.

Kërkuesit thonë se gjetjet e tyre kanë sfiduar pikëpamjen se  të qeshurit mund të jetë vetëm e dobishme, por çdo formë madje dhe e e qeshura mbart një "rrezik të ulët dëmi".

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?