Foto ilustruese

E qëndrueshme situata epidemiologjike në Kosovë/ 109 raste të reja dhe 8 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

29 Dhjetor 2020, 15:15| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:22

  • Share

KOSOVA- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 109 raste të reja pozitive me koronavirusin dhe 9 viktima.

Duke krahasuar gjendjen epidemiologjike në raport me ditën e djeshme, numri i rasteve të reja është zvogëluar pasi dje janë shënuar 181, ndërkohë që numri i viktimave është po ai i djeshmi.

Numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 454, shifër e cila e ka kaluar përsëri numrin e infektimeve në vend.

Sipas ISHK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.

Numri total i rasteve të reja me koronavirus ka arritur 50.910, ndërkohë që numri i viktimave është 1.325 në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.

Situata epidemiologjike në Kosovë, paraqitetet e mirë pasi ka arritur të ketë një nivel të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ndërkohë që vaksinimi në një pjesë të vendeve në botë ka nisur, në Kosovë pritet vaksina pas prillit siç ka konfirmuar edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?