Vendi ku u gjet i plagosur 37-vjeçari shqiptar

E qëlloi me thikë, 21-vjeçari shqiptar vret bashkatdhetarin në Londër (EMRAT)

6 Shkurt, 15:49| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:54

  • Share

Një 21-vjeçar shqiptar është paditur zyrtarisht me akuzën e vrasjes së një bashkatdhetari në Britaninë e Madhe.

Kozma Papa, i cili banon në afërsi të qytetit të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, akuzohet për vrasjen e 37-vjeçarit Bledi Petraj.

Ngjarja ndodhi mesditën e se dielës më 4 shkurt në Enfield. Shërbimet e urgjencës u njoftuan se një 37-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë një ditë më vonë. Kozma Papa do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden.

Papa u arrestua nga oficerët e Met në një makinë e cila u ndalua në Hertfordshire të dielën.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, u la i lirë pa veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?