Ish-presidenti Bujar Nishani

Politikë

‘E qartë si kristali’, Nishani ‘zbulon avokatët’ e kryedemokratit: Armiqtë më të betuar të PD janë bërë sot mbështetësit fanatikë të Bashës

10 Tetor 2021, 14:20| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 14:21

  • Share

Ish-presidenti Bujar Nishani, është shprehur se tani është e qartë si kristai se armiqtë më të betuar politik të PD, janë bërë avokatët më të “zjarrtë” të kryedemokratit Lulzim Basha.

Nishani specifikoi mirë se nuk janë ‘fanatikë” ndaj individit, pra të Bashës, por të kryetarit të Partisë Demokratike, pra të postit që mban ai në parti.

Sipas tij mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Ish- presidenti në një postim në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se bashkimi, forcimi dhe kthimi i një opozite të vërtetë të PD, tmerron armiqtë e saj politik.

“Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu !”, shton ai në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun tyta: 10/10/2021 13:23

    Na u bo jarr kapterri bile deri kritik letrar o i mjeri pompist që po thith benxin e motorin e pd po e furnizon që aroplani jarit të glytyroi e Shqiprin ta çliroi e jari të triunfitoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?