Robert Berisha

E pritshme? Robert Berisha lë përgjysmë garën në Ferma VIP

9 Prill, 09:13| Përditesimi: 9 Prill, 09:27

  • Share

Robert Berisha ka ndërprerë rrugëtimin e tij si fermer gjatë spektaklit të djeshëm në Ferma Vip.

 Prej ditësh në rrjetet sociale po qarkullonte një lajm se Roberti ishte i ftuar më një koncert, por si do të merrte pjesë ndërsa ishte në fermë?

Mbrëmjen e djeshme këngëtari pas një telefonate me vajzën e tij dhe pas njoftimit se një nga koncertet e tij nuk është anuluar u shpreh se do ta lëri garën përgjysmë.

I pyetur nga opinionistët për vendimin e tij ai tha se shkaku i vetëm ishte malli për Renne. Ndërsa përsa i përket koncerteve ai tha se do ta zgjidhi me menaxherin e tij ,sepse ky i fundit duhet që ti anulonte të gjitha koncertet pas hyrjes së Robertit në fermë.  

Më tej opinionistët shprehën keqardhje për të pasi e shikonin si një nga finalistët.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?