‘E prisnim këtë ecuri fantastike’, te Dinamo e thonë njëzëri: Këtë sezon ngjitemi në Superligë

15 Dhjetor 2020, 15:39| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 16:01

  • Share

Sezoni i Dinamos në Kategorinë e Parë deri në javën e 6 mund të thuhet se ka shkuar në mënyrë të përkryer. Falë 5 fitoreve dhe 1 barazimi ata renditen të parët me 16 pikë, 2 më shumë se Burreli, me të cilën do përballen në funajëvn e ardhshme.

Protagonistët e këtij ekipi, të pyetur nga Report Tv nëse e prisnin këtë ecuri fantastike apo jo, përgjigjen:

Edvan Bakaj, portier i Dinamos: “Të them të drejtën duke parë përbërjen e ekipit, me lojtarët që kanë marrë drejtuesit e klubit, e prisnim këtë ecuri.”

Fabricio Kamarata, trajner i Dinamos: “Po e prisnim. Jemi të lumtur për këtë sepse një ditë më parë fituam një ndeshje të vështirë me një lojë të bukur. Rezultat flasin qartë. Po demostrojmë një sezon të shkëlqyer, por gjithsesi është ende herët.”

I pyetur se kush është cilësia që e dallon këtë Dinamo kapiteni deklaron:

Miklovan Pere: “Unë mendoj se cilësia më e mirë është grupi që është bërë këtu. Janë të gjithë lojtarë të pjekur, me eksperiencë, dhe besoj se do arrijmë atje ku e meritojmë.”

Te ‘nëndetësja’ e thonë me siguri se këtë sezon qëllimi është vetëm ngjitja në Superligë, kampionatin elitar të vendit ku mungojnë prej vitit 2012.

Ermal Barushi, drejtor i Dinamos: “Synimi normal është ngjitja në superligë sepse po flasim një klub që pavarësisht vështirësive të viteve të fundit është ekip elite.”

Sinkron Edvin Bakaj, portier i Dinamos: “Ekipi është ndërtuar për Superligë. Çdo arsye të çon te Superligë. Ky ekip dihet se për atë qëllim është.”

Pavarësisht ecurisë fantastike në janar te 18 herë kampionët e vendit mund të ketë përforcime në merkato.

Ermal Barushi, drejtor i Dinamos: “Mund të afrojmë dy lojtarë në du pozicione ku shikoj se çedojmë pak, por gjithsesi grupi është i plotë.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?