Foto ilustruese

Kronikë

E plagosi me thikë pasi u konfliktuan, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

27 Korrik 2021, 09:44| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 09:46

  • Share

Ditën e djeshme për shkak të një konflikti të çastit i cili agravoi, policia e Elbasanit ka arrestuar 34-vjeçarin G.V i cili plagosi me thikë një 49-vjeçar.

 49-vjeçari, A.K është transportuar menjëherë në spital nga ku ka marrë përkujdesjen e duhur nga mjekët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, është i rënduar me akuzën e "Vrasjes me dashje" të mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?