E pështyu klienti i infektuar, shoferi i taksisë vdes nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

23 Maj 2020, 12:56| Përditesimi: 23 Maj 2020, 12:59

  • Share

Një histori dramatike ajo e taksistit, Trevor Belle në Londër i sulmuar dhe i pështyrë nga një klient i infektuar nga koronavirusi, i cili edhe vet vdiq nga sëmundja dy ditë më pas në spital

I vendosur për ta transmetuar sëmundjen e tij, djali i infektuar me vullnet të plotë, pasi kishte hipur në taksinë e Trevor Belle, mbërriti në destinacion dhe ndërsa bëri të dilte prej taksisë pa paguar, e sulmoi shoferin 60-vjeçar, dhe më pas e pështyu duke thënë: Unë kam koronavirus, tani e ke edhe ti”.

Sipas 'The Guardian', gruaja e Trevor Belle tha se agresori 19-vjeçar, me një theks të fortë irlandez, sapo mbërriti në West Ham Lane në Stratford, në lindje të Londrës, nuk pranoi të paguante udhëtimin. Ai prej kësaj u ndesh fizikisht me Belle dhe më pas e pështyu me vullnet të plotë për ta infektuar. Në fakt, vetëm 4 ditë pas episodit, Trevor kishte filluar të shfaqte simptomat e para të Covid-19.

Beteja e tij në Spitalin Mbretëror në Londër ishte e padobishme: kushtet e 60-vjeçarit kishin vazhduar të përkeqësoheshin. Trevor Belle vdiq në 18 Prill, disa ditë pasi mbushi 61 vjeç.

Pas kësaj, gruaja e tij Kelly i shkroi Kryeministrit Boris Johnson për të raportuar incidentin. "Unë as nuk e di nëse ai e ka marrë atë, i shkruajta një email duke shpjeguar se çfarë ndodhi me Trevor," tha gruaja.

Testet pas vdekjes pasuese zbuluan se Trevor vuante nga diabeti i tipit 2.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?