Krishtlindjet e para pa bashkëshortin, Giorgia Meloni e përqafuar me vajzën uron besimtarët e krishterë

25 Dhjetor 2023, 12:56| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 13:06

  • Share

E përqafuar nga vajza e saj Ginevra, pranë pemës së Krishtlindjes në shtëpi, Giorgia Meloni i uron Krishtlindjet në rrjetet e saj sociale në Facebook dhe X.

“Të sjellin këto ditë gëzim, qetësi dhe momente të veçanta për ju dhe të gjithë të dashurit tuaj. Urimet më të mira për Krishtlindje”, shkruan Meloni, e cila për disa orë do të lërë jashtë derës së saj angazhimet institucionale dhe do t'i përkushtohet familjes.

Këto festa kanë një shije të ndryshme për të se në vitet e kaluara. Janë Krishtlindjet e para pa partnerin e saj Andrea Giambrunon, babain e Ginevrës, me të cilin megjithatë ajo ka mbajtur një marrëdhënie të mirë, pavarësisht ndarjes së papritur dhe gjithë stuhisë mediatike që pasoi.  

Ditët e fundit disa thashetheme qarkullonin se Giorgia Meloni dhe Andrea Giambrunon do ta kalonin sëbashku me vajzën ditën e Krishtlindjeve, por për momentin nuk ka asnjë gjurmë të kësaj.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?