I zuri korrenti në Kamëz, vdes punonjësi i një kompanie interneti! Shoferi tentoi ta dërgonte në spital, përplasi të moshuarin (PAMJET)

9 Maj 2020, 10:45| Përditesimi: 9 Maj 2020, 12:44

  • Share

TIRANE-Dy punonjës të kompanisë së internetit 'DIGITEL' i ka zënë korrenti paraditen e sotme gjatë punës në fshatin Nikël teksa ishin duke bërë një instalim, ndërsa njëri prej tyre me inicialet A.Z. fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Në momentin që drejtuesi i furgonit të kompanisë G. S. 29 vjeç që po i transportonte me shpejtësi drejt spitalit përplasi një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në rrethrrotullimin e Kamzës.

Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku i moshuari Selman Mera 64-vjeç është i shtrirë në rrugë i gjakosur. Punonjësi tjetër dhe i moshuari që u përplas nga furgoni i kompanisë së internetit janë dërguar në spital nga ambulanca.

Ndërkohë që në Tiranë në rrugën “Sulejman Delvina” u regjistrua një tjetër aksident, ku një mjet ka goditur një këmbësore 55 vjeçe, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1589017035_1589014093AKSIDENTKAMEZ.jpg

I moshuari i gjakosur ne Kamez

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I lënë na tepéja e kokësë( Tepelënë): 10/05/2020 16:12

    Fshati kamzëzeza thuajë..Kamzë kázma thuaj, shata e lopata!

    Përgjigju
  • jani: 09/05/2020 17:37

    KJO KAMZA DUHET SHEMBUR KOMPLET,,,SIMBOL I POSHTERSISE DHE INFORMALITETIT...

    Përgjigju
    • Gjeco: 11/05/2020 00:10

      Poshtersi po, por përse të shembet? Po u shemb fshatarët do na vijne me qytet. Kamza duhet të egzistoje! Duam shtet qe ti ktheje fshatarët ne fshatin Kamze aty ku e kane vendin!

    • Bici: 10/05/2020 10:31

      Ate shprese mbaj

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?