E përjashtuar nga FIFA dhe UEFA, habit Rusia: Po kërkojmë organizimin e dy Europianëve në vendin tonë

23 Mars 2022, 16:27| Përditesimi: 23 Mars 2022, 16:29

  • Share

FIFA dhe UEFA kanë marrë vendime ekstreme duke përjashtuar Rusinë nga kompeticionet e saj për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, por vetë këta të fundit nuk dorëzohen dhe duan me patjetër të rikthehen në futbollin e madh.

Këtë e tregon interesi që ka Rusia për të organizuar dy Europianë, atë të 2028 dhe të 2032. Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Rusë të Futbollit, i quajtur Rubin Rustem Saymanov, është shprehur: “Do të aplikojmë për kampionatet Europiane të 2028 dhe 2032 dhe kjo nuk është shaka. Jeta vazhdon, ne jemi gati dhe të hapur.

Kemi organizuar shumë ndeshje të këtij lloji në vitet e fundit. Situata do ndryshojë dhe ne po studiojmë gjithçka. Kemi kërkuar dokumentat për të studiuar të gjitha kërkesat që duhen për të marrë pjesë në garë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?