Fjolla Morina dhe Morena Taraku

‘E përfshirë në krim të organizuar’, Morena Taraku ironizon akuzat e Fjolla Morinës: Zot na ruaj mendtë e kokës

1 Korrik 2023, 14:31| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:42

  • Share

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morian kohët e fundit ka arritur që të fitojë vëmendjen e mediave për shkak të disa postimeve me akuza të forta në rrjete sociale. Në një ndër postimet e saj të fundit , ajo ka akuzuar disa nga kolegët e saj, ku ndër to është edhe Morena Taraku.

Fjolla është shprehur se Morena është e përfshirë në një krim të organizuar. Lidhur me këtë deklarataë ka reaguar vetë Morena Taraku e cila e ka ironizuar.

Teksa ka postuar një foto me sfond të zi, këngëtarja ka bërë një shkrim ku thotë: “Zot na ruaj mend e kokës”, ndërsa krahas saj ka vendosur një emoj (ikona) duke qeshur.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?