Foto ilustruese

E përdorte shtëpinë për të tregtuar drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali! I gjendet kokainë e 11 mijë euro në banesë

15 Nëntor 2022, 15:52| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 15:54

  • Share

ITALI- Një banesë në Acoli ishte kthyer në një “qendër për tregtinë e drogës”, dhe për këtë është arrestuar një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shtëpia e cila ishte vendosur në funksion të tregtimit të drogës u zbulua nga policët pasi ata vunë re lëvizje të shpeshta dhe të dyshimta të disa personave në zonë.

28-vjeçari shqiptar u kap pasi po takonte një klient të tijin, një 30-vjeçar të cilin policia ishte duke e vëzhguar. Pas kësaj, në banesën e tij u gjetën 20 gramë kokainë, 100 gramë marjuanë dhe 11 mijë euro cash, shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga trafiku i lëndës narkotike.

Paratë dhe lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa i riu shqiptarë është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?