Një nder fëmijët duke u trajtuar në spital

E penduar se jetonte në ‘mëkat’ pasi kishte lidhje me një burrë të martuar, nëna në Rusi tenton të vrasë fëmijët në dëborë, gjenden lakuriq në temperatura -15 gradë

16 Shkurt 2021, 10:35| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 10:44

  • Share

RUSI- Një nenë me zemrën ‘akull’ po përballet me drejtësinë pasi detyroi 3 fëmijët e saj të zhvishen lakuriq dhe të qëndrojnë në dëborë, në temperatura -15 gradë, në Rusi.

Natalia Vazina, 33 vjeç së bashku me tre fëmijët e saj Grigory, 10 vjeç, Lazar, 2 vjeç dhe Marfa, 11 muajshe ishin zhveshur plotësisht në acarin e skajshëm në një pyll në afërsi të Moskës.

Familja ruse shpëtoi pasi ngjarja është parë nga një burrë teksa po shëtiste me qenin e tij dhe ngriti alarm për ndihmë.

Tre fëmijët janë transportuar menjëherë në spital, ku nga i ftohti pësuan ngrirje të rënda dhe hipotermi, dhe sipas mjekëve nëse nuk do të ishin shpëtuar në kohë, ata mund të kishin vdekur.

Akuzat të cilat janë ngritur mbi nënën e pashpirt janë ato të tentativës për vrasje.

Mendohet se arsyeja pse Natalia tentoi të vriste fëmijët e saj është sepse ajo kishte një marrëdhënie dashurie me një burrë të martuar dhe nuk donte të jetonte në mëkat.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 16/02/2021 17:50

    Sa lajme nenash katile ruse kam lexuar!!!!! Zoti eshte i padrejte ,qe u jep femije atyre qe nuk i meritojne. Nuk ndodh kurre tek kafshet,me te vegjlit e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?