Bota

E pazakontë në Afrikën e Jugut, grabitësit mësyjnë policinë, i marrin 541 kg kokainë

9 Nëntor 2021, 21:44| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 22:26

  • Share

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku bandat i kanë grabitur policisë plot 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë.

”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Hawks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KwaZulu-Natal, gjatë fundjavës'- tha zëdhënësi i Hawks, brigadier Nomthandazo Mbambo.

Hajdutët kanë thyer xhamat në rajonin e policisë nga një dritare dhe më pas kanë arritur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej droga e sekuestruar nga policia. Ende nuk është kryer asnjë arrestim por vijon puna për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?