E pazakontë/ Vëllezërit 6 dhe 3 vjeç marrin makinën e prindërve dhe lëvizin 2.5 km! Arsyeja? Për të blerë një lodër! VIDEO nga momenti kur i ndal policia

11 Maj 2023, 09:09| Përditesimi: 11 Maj 2023, 09:12

  • Share

MALAJZI- Një situatë e pazakontë është regjistruar në Malajzi. Dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 3 vjeç kanë marrë makinën e prindërve dhe kanë udhëtuar për plot 2.5 km. Arsyeja?

Po shkonin në dyqan që të blinin një makinë lodër. Nëna e tyre ka qenë në tualet e ndërsa babai në gjumë. Dy fëmijët ia kanë ndalë që të ndezin makinën dhe të bëjnë mjaftueshëm rrugë deri sa u përplasën me një shtyllë. Policët tregojnë se menduan se shoferi ishte i dehur, kur zbuluan surprizën.

Policia tha se djali i madh pësoi një dëmtim në mjekër, ndërsa vëllai i tij nuk u lëndua. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?