Familja Kardashian

E pazakontë! Familja Kardashian-Jenner lihet jashtë “Met Gala” këtë vit, ja arsyeja

9 Mars 2023, 09:52| Përditesimi: 9 Mars 2023, 09:53

  • Share

Mediat e huaja rozë kanë raportuar një detaj të pazakontë për eventin e famshëm të VIP-ave, Met Gala. Këtë vit, familja e famshme Kardashian nuk do të marrë pjesë, çka në fakt nxiti shumë aludime të ndryshme se prezenca e tyre u kufizua për arsye të brendshme. Kim mori pjesë në “Met Gala” për herë të parë në vitin 2013 me bashkëshortin e atëhershëm Kanye Ëest ndërsa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë – dhe që atëherë është bërë pjesëmarrëse në “Met Gala”.

Asnjë nga yjet Kardashian-Jenner mund të mos jetë pjesë e “Met Gala” këtë vit pasi e gjithë familja e famshme mori pjesë masivisht për herë të parë vitin që lamë pas.

Burimet thonë për Page Six se CEO i Vogue, Anna Ëintour po rishikon listën e të ftuarve në festën vjetore të modës dhe nuk ka vënë re asnjë Kardashian-Jenner pjesë të saj.

Nga ana tjetër një burim pranë klanit Kardashian-Jenner, thotë se nuk është e vërtetë që ato nuk janë të ftuara në ballon e madhe.

Nga ana tjetër, motrat e saj Khloé dhe Kourtney Kardashian morën pjesë në gala për herë të parë vitin e kaluar dhe kjo shënoi herën e parë që e gjithë familja ishte në tapetin e kuq së bashku, duke përfshirë edhe Kris dhe dy motrat e tjera Kylie dhe Kendall Jenner.

Kujtojmë që këtë vit “Met Gala” do të mbahet me datë 1 maj.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?