E pazakontë / Ekip mjekësor për të vizituar gjyqtarin që pretendon se është sëmurë në spital, dyshime se shtiret për t’i shpëtuar shkarkimit

11 Mars 2020, 16:16| Përditesimi: 11 Mars 2020, 16:20

  • Share

Komisionet e Vetingut do të vijojnë veprimtarinë për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse institucionet publike po mbyllin dyert, në kuadër të masave kundër koronavirusit, i njohur si Covid-19. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancës dëgjimore të pazakontë, ku e pranishme ishte vetëm trupa gjykuese. Seanca ishte planifikuar për të njohur gjyqtarin e Apelit në Vlorë Petrit Aliajn, por ky i fundit nuk u paraqit. Në vend të paraqitjes, gjyqtari i kishte dërguar një raport trupi gjykues, ku pretendonte se ishte sëmurë, madje i shtuar në spital. Kjo është seanca e tretë që dështon për Petrit Aliaj. Edhe në seancën e kaluar, gjyqtari ka paraqitur një tjetër raport sikur është sëmurë. Në këto rrethana, KPK-ja i ka kërkuar gjyqtarit që të përfaqësohet me avokat, por ai nuk ka pranuar.

Komisioni i Vetingut ka dyshime të forta mbi vërtetësinë e gjendjes mjekësore të gjyqtarit Petrit Aliaj. Në këto kushte, Komisioni do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të ngre një ekip, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të ekzaminuar gjendjen e gjyqtarit Petrit Aliaj. Në të njëjtën kohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i kërkojë Ministrisë së Shëndetësisë të hetojë vërtetësinë e raporteve shëndetësore të Petrit Aliajt. Raportet mjekësore janë një manovër e përdorur masivisht nga njerëzit e drejtësisë për të shtyrë përballjen e tyre me Vetingun si dhe për të futur procesin në kurthe procedurale.

Po kush është Petrit Aliaj? Aliaj e ka nisur karrierën në drejtësi 25 vite më parë. Petrit Aliaj është shkarkuar në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Por, dy vjet më vonë, Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë. Më 28 shator të 2015, Ministria e Drejtësisë, bazuar në dosjen e ILDKP, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit. KLD, në mbledhjen e 10 shkurtit të 2017, vendosi rrëzimin e kërkesës, ndërsa dosja e ILDKP është mbyllur nga prokuroria. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, gjatë hetimit pasuror të Klement Balilit, i njohur edhe si ‘Eskobari i Balllanit’, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge, nxori në skenë edhe gjyqtarin Aliaj. Ky i fundit ishte paguar në vitin 2005 me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Petrit Aliaj ka ende një llogari të hapur me drejtësinë, pasi ka marrë pjesë edhe në gjyqin, ku pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë automatikisht nga burgimi i përjetshëm. Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, por Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lulja: 12/03/2020 09:00

    po c sabotim leshei ore...shkarkoje nga detyra dhe shife si do ngrihet me vrap te ankimin ne kpa. Po ju te kpk-se jeni bere KÇK, e keni kthy si mbledhje partie. pastaj hajduterine qe ke bere gjate viteve te ushtrimit te profesionit, se bllokonn dot korona...ah medet ku jeni katandis !!!

    Përgjigju
  • aaa: 11/03/2020 16:21

    Vetem te jesh budalla qe te mos maresh masa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?