E reja në spitalin e Barit

E paralizuar dhe në koma, 23-vjeçarja në Bari sjell në jetë një fëmijë

3 Janar 2023, 16:40| Përditesimi: 4 Janar 2023, 07:51

  • Share

ITALI- A ekziston mrekullia? Shumëkush mund të thotë jo, por historia e një 23-vjeçareje në Bari na bën të besojmë. E paralizuar, në koma dhe në javën e 35-të të shtatzënisë, ajo arriti ta çonte deri në fund.

Të renë familja e gjeti në koma, të shtrirë në dysheme dhe e dërguan menjëherë në spital, ku falë ndërhyrjeve arritën që ta shpëtojnë së bashku me fëmijën.

“Ajo ishte në gjendje ta çonte shtatzëninë në fund të lumtur. Kjo falë edhe bashkëpunimit ndërdisiplinor të kolegëve të gjinekologjisë dhe neonatologjisë dhe terapisë intensive neonatale. Foshnja është mirë dhe nëna me shumë përpjekje, por po rikuperohet”, shpjegon profesoresha Megna.  

Vajza është në spital, teksa mjekët kanë shpresë.

"Ishte emocionuese dhe prekëse të shikoje gruan duke lëvizur krahun dhe dorën e djathtë, aftësi e humbur më parë si pasojë e aksidentit. Pacientja është e re, ka shanse të shumta për shërim", tregon mjekja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?