Chelsea është kthyer shpejt te luhatjet. Pak ditë pasi fitoi kundër Bournmouth, londinezët kanë barazuar 1-1 në fushën e Nottinhgam në ditën e parë të 2023, duke mos e nisur ashtu si duhej.
Kjo dhemb më shumë edhe për faktin se ekipi i Graham Potter realizoi i pari. Në minutën e 15 Stërling dërgoi në rrjetë topin, duke dhënë përshtypjen se nuk do ishte e vështirë për londinezët. Kjo histori zgjati deri në minutën e 63 kur Aurier riktheu baraspeshën, por ky gol do të rezultonte vendimtar edhe për rezultatin përfundimtar. Ky barazim përkeqëson Akoma më shumë pozicionin e Chelsea-s, që për momentin ndodhet në mesin e tabelës.