E papritur, Maluma dëbon dy fanse nga koncerti i tij i fundit! Ja çfarë e ‘bezdisi’ këngëtarin e njohur (VIDEO)

25 Korrik 2022, 22:48| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 22:50

  • Share

Maluma ka nisur turin e tij, “Tour World Papi Juancho” në Evropë. Gjatë koncertit të tij në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden Duke parë situatën, këngëtari e mori situatën në duart e tij.

Në videon virale, shfaqet Maluma në skenë duke kërkuar që dy fanse të largohen nga emisioni i tij. “Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që krijojnë zënka duhet të largohen nga koncerti im,“bye, bye, bye”,” tha Maluma.

“Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”, u tha artisti, duke u shprehur se Chiclana është “një qytet plot art, me njerëz të talentuar dhe të bukur”.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të bëjë atë që e do më shumë.

“Unë jam një ëndërrimtar, kurrë nuk dua të ndaloj së ëndërruari. Kurrë nuk dua të ndaloj së bëri art”, tha këngëtari kolumbian për TODAY.

“Nuk kam pse të këndoj në anglisht që të njihem apo të ndihem i admiruar nga njerëzit nga Shtetet e Bashkuara apo nga e gjithë bota. Unë do të tregoj historinë time,” tha ai. “Dhe kjo histori do të jetë në spanjisht. Unë jam ende këtu dhe po funksionon.”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?