'Afera 'Partizani'/ Dy avokatet e caktuara nga shteti vonojnë vendimin për Sali Berishën, heqin dorë nga mbrojtja pasi njihen me dosjen! GJKKO cakton emrin e ri

26 Tetor 2023, 17:30| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:06

  • Share

1698336006_4545.jpg

Avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të caktuara nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. Mirëpo vendimin e bënë me dije pasi morën kohë dhe u njohën me dosjen ndaj ish-kryeministrit, duke e vonuar edhe më tej konfirmimin e masës së sigurisë për Berishën nga Gjykata. Megjitha pasi dy avokatet e caktuara nga shteti dhanë dorëheqjen nga mbrojtja në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun, të cilës i la kohën e nevojshme për t’u njohur me dosjen deri në marrjen e vendimit.

Njoftim i Gjykatës

- Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.
- Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.
- Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ GJKKO konfirmon masën 'detyrim paraqitje' për Sali Berishën, 'burgoset' brenda Shqipërisë: Të paraqitet në SPAK një herë në dy javë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?