E pabesueshme por e vërtetë, mbajtja e lidhëses së flokëve në kyçin e dorës rrezik për jetën

9 Nëntor 2023, 22:56| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 23:01

  • Share

Të gjithë ata që kanë flokë të gjata, në mënyrë spontane sa herë zgjedhin t’i lëshojnë, për të mos e humbur, e vendosin lidhësen e flokëve në kyçin e dorës.

Mund të duket qesharake për t’u thënë, por kjo është e rrezikshme.

Një grua amerikane e quajtur Audrey Kopp përfundoi në spital sepse mbante një lidhëse flokësh rreth kyçit të dorës.

Një gungë u formua pikërisht në vendin ku ajo mbante lidhësen e saj.

Kur Audrey shkoi në spital për ta kontrolluar, mjekët zbuluan se ajo kishte një infeksion mjaft të rëndë.

Lidhësja e flokëve rezulton të jetë një terren “i përshtatshëm” për bakteret.

Bakteret kishin hyrë në gjakun e Audreyt përmes lëkurës dhe kapilarëve të saj. Për shkak të kësaj, ajo nuk kishte vetëm një, por tre infeksione të ndryshme bakteriale.

Mjeku i Audreyt deklaroi se mbajtja e një lidhëse flokësh mund të shkaktojë infeksione, të cilat mund të çojnë në helmim të gjakut, me pasojë vdekjen.

Pra, më mirë të kemi kujdes! Për të parandaluar infeksionet, përdorni sa më shpesh lidhëse të re flokësh ose lajeni me ujë të nxehtë dhe mos i mbani në duar.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?