Arbitri Oscar Antonio Perez duke u transportuar në spital

E pabesueshme në Argjentinë, tifozi plagos me armë zjarri arbitrin e ndeshjes së futbollit

4 Maj 2022, 15:07| Përditesimi: 4 Maj 2022, 15:09

  • Share

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në Argjentinë, teksa është tentuar të vritet arbitri i futbollit.

Oscar Antonio Perez, 48 vjeç, është qëlluar dy herë me pistoletë në një ndeshje të nivelit amator në qytetin Yerba Buena, në provincën Tucuman. Aktualisht arbitri është i shtruar në spital për plagë të rënda në pjesën e shpinës.

Ngjarja ndodhi në pushimin mes pjesëve kur një grup tifozësh po kërkonte llogari në tribunë ndaj arbitrit. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, pas aktit është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit. Siç është raportuar për gazetën “El Tucumano” nga kreu i komisariatit të San José, Héctor Falcón: “Oscar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?