Sport

E ofendoi nga nëna, Arnautovic i kërkon falje në shqip futbollistit të Maqedonisë së Veriut: Nuk jam racist

14 Qershor 2021, 18:27| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 19:41

  • Share

Marko Arnautovic, futbollisti i kombëtares së Asutrisë që është me origjinë serbe, i ka kërkuar falje të gjithëve për fyerjet që ai bëri pas shënimit të golit kundër Maqedonisë së Veriut në Europian. Sipas mediave ai shau nga nëna futbollistin e Maqedonis Egzon Bejtullaim, i cili është me origjinë shqiptare.

Për këtë gjest futbollisti që përfaqëson Austrinë ka kërkuar falje në rrjetet sociale, duke thënë se ai nuk është racist. Për të vërtetuar këtë ai ka kërkuar falje në gjuhën maqedonase, por edhe shqip.

“Ishin disa fjalë të nxehta mbrëmjen e djeshme nga emocionet e ndeshjes dhe dua të kërkoj falje, veçanërisht për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Dua t’ju bëj diçka të qartë: Unë nuk jam racist! Kam shokë në pothuajse të gjitha shtetet dhe qëndroj për divesitet. Të gjithë që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/06/2021 01:19

    Arnautovic=/Arnaut/=cilesimi turqisht per shqiptaret; /Vic/=prapashtesa sllave;origjina e lojtarit te Austrise=serbe.Diku thelle brenda tij duhet te jete rrenja shqiptare e ADN-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?