Bebe Rexha

E nominuar për tri çmime, Bebe Rexha pritet të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’

9 Nëntor 2023, 11:32| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 11:36

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023.

Artistja e cila po korr suksese të një pas njëshme është nominuar në “Billboard Music Aëards 2023” në tre kategori, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Krahas shpresës për të fituar njërin nga këto çmime, 34-vjeçarja do të jetë në ngjarjen e madhe edhe për të performuar.

Lajmin e ka bërë vetë faqja zyrtare e “Billboard Music Awards” përmes një postimi në Instagram.

Billboard Music Aëards 2023 do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimet e rëndësishme: “Grammy” dhe MTV Video Music Awards.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?