E njohim si babai i Tilit, i jepet lamtumira Lutfi Hoxhës! Aktori ‘brilant’, i mbi 100 role në teatër dhe 22 në filma

11 Shtator 2023, 16:32| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 09:52

  • Share

Kolegu i tij, Haxhi Rama zgjedh t’i japë lamtumirën e fundit përmes këtyre vargjeve. Të tjerë miq, tek shkruajnë për të në përcjelljen e fundit, i sigurojnë Lutfi Hoxhës se e ka siguruar përjetësinë.

Aktori u shua këtë të diel në moshën 89-vjeçare. Mbi 100 role në teatër e 22 në kinematografi, shtëpia e tij e artit, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës dëshmon edhe në këtë ditë të trishtë homazhesh talentin e tij.

Pioner i artit skenik, me mbi 7 dekada karrierë, Lutfi Hoxha ishte ndër të fundit aktorë  në jetë, të plejadës së vjetër të teatrit të Durrësit.

Interpretoi në disa nga filmat më të mirë të ish-Kinostudios, si “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja” apo ”Shoku ynë Tili”. Edhe pas daljes në pension vijoi të angazhohet në shfaqje. Energjik e plot humor, kolegët e thërrisnin “Çuni”.

E nderon në këtë ditë të trishtë dhe presidenti Bajram Begaj, ‘Mjeshtrin e madh’, ‘Artistin e merituar’, që përcillet edhe në këtë rrugëtim të fundit në Durrës me duartrokitjet e dashamirësve të tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?