Ursula von der Leyen

E njofton BE: Ballkani Perëndimor do të marrë falas vaksinën anti COVID për mjekët dhe grupet e rrezikuara

11 Dhjetor 2020, 14:12| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 14:26

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se ajo çfarë ka rëndësi në këto moment është vaksinimi i cili shpëton jetë duke u bërë thirrje autoriteteve në të gjitha vendet të bëhet gati për procesin e vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi gjithashtu se BE do të japë vaksinat e kundër Covid-19 falas për grupet e rrezikuara.

“Ne kujdesemi për fqinjët tanë, BE-ja do të koordinojë procesin e dhënies së vaksinave edhe në Ballkanin Perëndimor për të mbrojtur së pari punonjësit e sektorit shëndetësor,” – u shpreh ajo.

Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Evropian duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të barnave pritet që vaksina e Pfizer Biontech të miratohet në fund të vitit, e parashikuar me 29 Dhjetor ndërsa vaksina e kompanisë Moderna në 12 janar.

Ndërkohë kancelarja Merkel, vendi i së cilës ka mbajtur presidencën e BE, gjashtë muajt e fundit  u shpreh se vaksinat duhet të mbërrijnë në të njëjtën kohë në secilin shtet anëtar të BE-së.

Lajmi u bë i ditur edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një postimi në twitter, cili theksoi se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzve të cenueshëm.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pensionisti: 11/12/2020 16:05

    Kur ti sillni ju vaksinat ne kemi vdek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?