VIDEO/ E nisur nga Ekuadori, sekuestrohen 300 kg kokainë në Spanjë! 11 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

1 Dhjetor 2023, 20:35| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 21:04

  • Share

300 kilogramë kokainë e nisur nga Ekuadori janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë spanjolle që ka çuar në arrestimin e 11 personave të dyshuar si anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë.

Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por u bllokuan nga agjentët e antidrogës. Operacioni u zhvillua paraditen e së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë por që ishte nisur për sheqer.

Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, agjentët kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga kontenieri.

Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek anti-plumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një dëshmitar okular për mediat spanjolle.

Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil (Ekuador).

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?