'E nisim lojën të shpërqendruar', trajneri i Kastriotit për ecurinë negative: Situata do ndryshojë në ndeshjen kundër Kukësit (VIDEO)

Pas një nisje me marshin e pestë të sezonit Kastrioti pas has vështirësi në Superligë, pasi në 5 javët e fundit ka një barazim dhe katër humbje, e fundit me Bylisin me rezultatin 2-1. Trajneri i krutanëve, Ramaza Ndreu, tregon edhe problemin që ka evidentuar te skuadra.

“Me Ballshin pavarësisht se humbëm problemi, i cili po përsëritet, është se morëm gola shpejt. Megjithatë ajo ndeshje kaloi duke marrë një humbje, por duhen thënë fjal të mira pasi pjesa e dytë duhet veçuar,”-deklaroi ai.

Të shtunën Kastrioti do të presë në Kamëz skuadrën e Kukësit, që në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm fitore. Sipas Ndreut edhe pse përballë do të jetë një nga ekipet më të forta Kastrioti mund të marrë një rezultat pozitiv.

“Kukësi është një skuadër pretendetnte, me shumë potencial, por rezultati është i hapur. Ne do të japim maksimumin dhe kam besim që skuadra që unë drejtoi në ndeshjet e forta luan më mirë se sa në takime me nivel më të ulët,”-tha ai.

Pas tetë javësh kampionat Kastrioti renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?