Foto ilustruese

E nisi si grabitje dhe përfundoi në tentativë për vrasje, arrestohet 15 vjeçari shqiptar në Greqi! Sulmoi me thikë djalin e pronarit të një lokali

26 Shkurt 2023, 07:24| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 07:36

  • Share

Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke dhe akuzohet se ka goditur me thikë një 16-vjeçar në Patisia më 20 shkurt, për t'i vjedhur celularin së bashku me katër persona të tjerë.

15-vjeçari së bashku me bashkëpunëtorët e tij të panjohur janë afruar te 16-vjeçari dhe një shoku i tij 17-vjeçar dhe i kanë sulmuar verbalisht. Dy fëmijët kanë nisur të vrapojnë, por autorët kanë kapur 16-vjeçarin dhe kanë arritur ta godasin me thikë në brinjë, shpinë, gjymtyrën e poshtme të djathtë dhe i kanë marrë celularin që kishte me vete.

Siç mësohet 24 orë më vonë, viktima është djali i pronarit të kafenesë në Nea Joni në të cilën janë përfshirë banditët shqiptarë dhe mbeti i vdekur një hidraulik 37-vjeçar.

15-vjeçari, i cili u arrestua në New Philadelphia, u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje, shkelje të ligjit për armët dhe sjellje të parregullt.

I arrestuari ka refuzuar të japë shenja gishtash, por në një kontroll në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që  sipas policisë – kishte veshur në momentin e sulmit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?