E nisi 16 vjeç, njihuni me Nikoll Gjonajn, mjeshtrin e hekurit  nga Shënkolli i Lezhës: Kam dëshirë t’ia trashëgoj tim biri që ta ruajë

30 Prill 2023, 15:37| Përditesimi: 30 Prill 2023, 15:40

  • Share

Ishte vetëm 16 vjeç kur e nisi si profesion në Pukë dhe prej 46 vitesh pasioni nuk e la ti ndahet zanatit të hekurpunuesit. Nikoll Gjonaj nga fshati Shënkoll i Lezhës, sot në moshën 62 vjeçare është një ndër mjeshtrat më të vjeter, punën e të cilit e dëshmojnë edhe këto veglat të vjetra që përdor.

Pasioni dhe nevoja për të siguruar të ardhura për familjen e detyruan ti përkushtohet këtij profesioni të vështirë të cilin e ka nisur në shtator të vitit 1973 ku me hekur prodhon art.

 “Kam filluar në 23 shtator 1973, në moshë shumë të re 16 vjeçare. Kur më ka çuar familja me fillu punë , ju është dukur si me qenë me më tretë për shkak të kushteve të tilla që kanë qenë për të gjithë popullin”.- tha ai.

Për më shumë se 16-vite Nikoll Gjonajt i është dashur të punojë si saldator në minierat e zonës së Pukës, por pa lënë pas dhe punë të tjera mekanike.

“Në minierë kam punuar mbi 16 vite e 7 muaj. Më vonë Kam filluar më pas me u kategorizu për saldator, për kovaç, hidraulik, elektricist edhe gjenerik, se kishim dhe ofiçinën ne detyroheshim për t’i bërë të gjithë punët miks.”- tregoi ai.

Për Nikolin, të rinjve sot u mungon interesi mbi këto profesione, por ai vetë nuk do të ndalet sa të ketë jetë.

“Kam qejf që t’ia  trashëgoj djalit, që mos t’i shesë por t’i ruajë dhe të punojë nëse do të punojë. Sot në çdo profil jete e të punës të rinjtë nuk duan me u marrë e nuk duan të dinë. Interesin e largët e kanë, nuk e kanë me qejf për ta marrë si zanat.”- shprehet Nikolla.

Rasti i 62-vjeçari në Lezhë është shembulli më i mirë i ruajtjes së profesionave të vjetra dhe përçimi tek brezi i ri.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?