E ngatërruan me një tjetër person, policët me armë kontroll të imtësishëm futbollistit të Milanit (VIDEO)

18 Korrik 2022, 11:20| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 11:24

  • Share

Një situatë sa e vështirë, por edhe qesharake ka ndodhur me futbollistin e Milanit Timo Bakayoko. 27-vjeçari është ndalur në rrugë nga policia dhe është kontrolluar imtësisht nga policë të cilët mbanin armë në duar. E gjitha për shkak të një ngatërrese.

Teksa një prej policëve po i bënte kontroll të imtësishëm një tjetër afrohet dhe i thotë se ky person është futbollisti i Milanit. Nga reagimi duket qartë se polici i parë nuk e ka njohur mesfushorin, ndërsa më pas kur e kupton vendos ta lërë të lirë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?