E ngatërroi me një fanse! Truproja i yllit të NBA godet Britney Spears, këngëtarja: Ende nuk kam marrë një falje publike nga lojtari

8 Korrik 2023, 10:07| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 10:28

  • Share

Një takim i rastësishëm mes Britney Spears dhe yllit të NBA Victor Webanyama në një kazino në Las Vegas të mërkurën, nuk përfundoi aspak mirë për këngëtaren e njohur, e cila kërkoi të bënte një foto me yllin e NBA-së por kur iu afrua u godit në fytyrë nga truproja e tij.

Incidenti dyshohet se ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në një restorant në Vegas, ku Britney ka tentuar të bëjë një foto me basketbollistine njohur të NBA-së.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit duket momenti kur këngëtarja e njohur i shkon nga pas Victor Webanyamas dhe papritur roja e tij e godet me grusht.

Britney Spears ka deklaruar se është goditur në fytyrë nga roja që mbronte basketbollistin francez Victor Wembanyama  dhe në një postim në mediat sociale, këngëtarja u shpreh se incidenti ishte një “përvojë traumatike”, për të cilën ajo ishte e papërgatitur.

“Vendosa t’i afrohem dhe ta përgëzoj për suksesin e tij. Ishte shumë e zhurmshme, kështu që e godita në shpatull për të tërhequr vëmendjen e tij. Sigurimi i tij më pas më goditi në fytyrë. Gati më rrëzoi dhe syzet e mia më ranë nga fytyra.Dhuna fizike po ndodh shumë në këtë botë. Shpesh pas dyerve të mbyllura. Unë qëndroj me të gjitha viktimat dhe zemra ime është për të gjithë ju. Unë ende nuk kam marrë një falje publike nga lojtari, apo siguria e tij”, tha këngëtarja.

Spears tha gjithashtu se reagimi i lojtarit, i cili ka buzëqeshur pas incidentit ishte mizore dhe demoralizuese me situatën që ndodhi.

Policia e Las Vegas konfirmoi se roja është thirrur në polici por nuk është arrestuar.Spears tha se ajo dëshironte të nxiste njerëzit në sytë e publikut për të dhënë një shembull dhe falënderoi Departamentin e Policisë së Las Vegas për mbështetjen.

Nga ana e tij, Wembanyama tha se ai nuk pa se çfarë ndodhi, por se dikush u shty.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 08/07/2023 18:15

    ah Nika, na kallxo ti se çfar talentit ke qe shan te tjeret

    Përgjigju
  • Nika: 08/07/2023 12:56

    Ah mor Britney te shkaterroi industria e ndyre kriptocifute e Hollywoodit. Cfare talenti, u be ai bythziu ti bej pordha ksaj. Legen burr e bodigard.

    Përgjigju
    • Lala: 08/07/2023 16:11

      Aaaa talent I modh britni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?