Mide Ndreu

E ngacmonte seksualisht, nëna shqiptare i nguli 12 herë thikën 68-vjeçarit italian, zbardhet dëshmia: Ishte edhe i dhunshëm, por më nevojiteshin paratë

22 Dhjetor 2021, 11:02| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 11:10

  • Share

“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai...me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.

Këto janë fjalët e një nënë përpara prokurorisë, fajtore për vrasje Antonio Amicucci. Ajo përshkroi me detaje ditën e 24 nëntorit.

 “E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje, i mora thikën nga dora dhe më pas e godita”, tha ajo.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Sipas avokatëve të saj, mëngjesin e vrasjes ajo po lante pjatat. Amicucci iu afruar dhe e preku në trup.

 “Nuk dua, ndalo”, i tha gruaj. Në atë moment, ai mori një thikë dhe ju drejtua duke e cuar për në divan. Më pas janë ulur aty dhe shqiptarja ka mundur që t’ia marrë nga dora thikën. Megjithatë 68-vjeçari vazhdoi ta ngacmonte, por nga gruas “sytë ju errën” nga zemërimi duke e qëlluar atë 12 herë me thikë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, plagët e shkaktuara nuk ishin vdekjeprurëse. Por kombinuar edhe me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, i sollën atij vdekjen.

Avokatët e gruas sqaruan se në dëshminë e saj të parë gjithçka ishte e paqartë, pasi ajo nuk shprehet shumë mirë në gjuhën italiane.

Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste që prej shpërthimit të pandemisë. Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë asnjë prej familjarëve nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga italiani.

Për këto arsye avokatët e saj do të kërkojnë arrest shtëpie për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj. 51-vjeçarja punonte si kujdestare në shtëpinë e 68-vjeçarit.

Pas vrasjes ajo kërkoi ndihmë nga një fqinj. Ky i fundit ka thirrur autoritetet.

Gruaja jetonte në të njëjtën lagje me viktimën dhe ishte e martuar me 3 fëmijë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 22/12/2021 23:21

    Nese deshmia e saj eshte e vertete,i lumte per guximin vetembrojtes.

    Përgjigju
    • Lala: 23/12/2021 17:25

      Nese deshmija e saj esht e vertet do e haj rrumcukun sa krahu.e para ja ka mar thiken taljonit dhe e ka vra.pra sesht vetmbrojtje me ajo me thik ai pa thik.tjetra nese dashmija e saj esht e vertet prap ka faj lokja sepse I ka dhen taljonit te kuptoj qe mund tja kercej sepse edhe pse ai e ngacmote ajo prap I shkonte ne shpi. Si perfundim ne baz te ligjit lokja shko ne burg. Burri saj do punoj prap me hope.3 femijet sdo Ken Nenen dhe do Ken probleme ekonomike e sociale.e gjitha kjo do zgjidhje me largim nga puna ose me denoncim.po muhaabet shqiptaresh.tani si thu ti lora... I lumte Dora apo ndryshove noi cik mendim per veprimin e saj

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?