E ngacmon në prapaskenë, Bora ka ankesa për Donaldin: Gjasme do ishe krahu im i djathtë e do më ndihmoje (VIDEO)

8 Tetor 2022, 09:15| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 09:20

  • Share

Bora Zemani ka hapur spektaklin ‘DWTS’ mbrëmjen e kaluar dhe nga postimet në rrjete sociale duket se Donaldi ka qëndruar në çdo moment pranë saj. Pas ribashkimit, dyshja është bërë e pandashme, por Donaldi nuk ka hezituar që ta ngacmojë Borën gjatë moderimit.

Në një moent në prapaskenë teksa lexon skaletën, ai i thotë “Je yll” dhe më pas i kërkon që kur të niset, të kthejë kokën pas që ta filmojë për rrjete sociale.

“Kur të ecësh, kthehu pak këtej se do bëj story e pastaj futu në skenë”, i tha Donaldi, i cili më vonë e pyeste se sa kohë i duhej që të përfundonte. Më pas, pamjet janë publikuar nga Bora, e cila dukej se kishte ankesa për të.

“Gjasme do ishe krahu im i djathtë e do më ndihmoje”, shkruan ajo. Në përfundim të emisionit, Donaldi kopjon pozën e Borës dhe me shaka thotë se ai është ylli i vërtetë.

Postimi i Borës në Instagram
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?