Bota

VIDEO/ E ngacmoi seksualisht në zyrë, e reja kineze 'merr përpara' shefin me leckë pastrimi

17 Prill 2021, 14:02| Përditesimi: 17 Prill 2021, 14:46

  • Share

Një video është bërë virale në mediat ndërkombëtare pasi një punëtore kineze goditi vazhdimisht shefin e saj në fytyrë me një leckë që përdoret për pastrimin e dyshemesë,  i hodhi libra dhe ujë pasi ai dyshohet se e kishte ngacmuar atë me mesazhe.

Pamjet tregojnë se gruaja e re, e njohur si Zhou shkon në zyrën e menaxherit të saj në një video 14-minutëshe të postuar në Weibo. Ndërsa shefi i saj, qëndron ulur në tryezën e tij, ajo e godet atë tre herë në kokë me një leckë, I ulërit dhe gjatë gjithë kohës, Wang - zëvendës drejtor i departamentit të ndihmës sociale në rrethin e Beilin, mezi lëviz. Ndërsa gruaja e godiste fytyrës , ai qëndronte I mbyllur në mbrojtje.

Shefi i saj përpiqet të kërkojë falje duke thënë se mesazhet e tij ishin vetëm një shaka, por ajo e akuzon atë për sulm. Zhou, pretendon se shefi i dërgoi asaj tre herë mesazhe të papërshtatshme dhe paraqiti një raport policie javën e kaluar.

Pas një hetimi të brendshëm, ai u pushua nga puna dhe u hoq nga pozicioni që mbante në Partinë Komuniste.  Zhou, ndërkohë, u tha të kishte probleme mendore, sipas zyrtarëve. Ajo nuk është disiplinuar si rezultat i veprimeve të saj.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?