E ndërtuar në shekullin XIII! Miratohet projekti për restaurimin e kishës mesjetare, Shën Premte në Fier

31 Gusht 2023, 13:31| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 13:39

  • Share

Jo shumë larg Apolonisë, në fshatin Povelçë, ndodhet kisha e Shën e Premtes. Ajo është shpalluar Monument Kulture në vitin 1978 dhe prej asaj kohe asaj i ka munguar restaurimi. 

Vitet dhe mungesa e mirëmbajtjes sollën rrënimin fizik të saj. Por tashmë,  Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka marrë vendimin për restaurimin e kësaj kishe. Mësohet se shumë shpejt, specialistët e trashëgimisë kulturore do të nisin punën për restaurimin e objektit, kryesisht në cati.

Restaurimi i kishës Shën e Premtes shënon kështu një nga investimet e para të Bashkisë së Fierit në objektet trashëgimi kulturore me impakt në turizëm.

Kjo kishë i përket shekullit të 13-të, periudhës mesjetare dhe përbën një dëshmi historike të qytezës mesjetar të Spinarices, port lumor.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?