Johan Sterjo

E motra iu arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo

5 Janar 2023, 15:24| Përditesimi: 5 Janar 2023, 15:51

  • Share

POGRADEC- Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i Sterjos vjen pasi e motra e tij, Viola Sterjo u arrestua për mashtrim. Sterjo e ka depozituar dorëheqjen me datë 30 dhjetor me argumentin se do të largohet nga ky post për arsye personale. Gazetari i Report Tv, Armand Braho ka mësuar se posti i nënkryetarit i është propozuar Erion Veshos, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë ose jo.

Johan Sterjo njëkohësisht është drejtor i Ujësjellësit në qytetin e Pogradecit prej vitit 2019. Në vitin 2021 ai zuri vendin e Bledi Çomos si nënkryetar i Bashkisë Pogradec duke mbajtur njëkohësisht dhe postin e drejtorit të ujësjellësit të Pogradecit.

Vendimi i Sterjos për t’u dorëhequr vjen pasi motra e tij, Viola Stejo u arrestua për mashtrim. 39-vjeçarj,  ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga pak ditë më parë, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Ajo arriti të mashtrojë bizneset duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e ka lënë në burg.

Skema u zbulua pas 4 kallëzimeve. I pari ka ardhur nga një qytetar që kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.

Një tjetër denoncim është bërë nga një qytetar nga Pogradeci, sipas të cilit i ka dhënë Viola Sterjos në total 37 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte 1.2 milion euro grant për të ndërtuar një bujtinë. Denoncimi i radhës ishte i një korçari që i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pas premtimit për nxjerrë fitues të grantit 2.2 milionë euro. Edhe pse i ka kërkuar lekët mbrapsht pasi nuk e kishte fituar projektin, 39-vjecarja i ka thënë se granti 2.2 milionë euro do të rritej dhe do të shkonte në 4.5 milionë euro.

Një tjetër qytetari i cili me dy ortakë do të ndërtonte një resort në Voskopojë Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milionë euro. Nga totali 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer vetëm 20 mijë euro pasi ai kishte mësuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 05/01/2023 18:39

    Ky eshte shteti putane i Rilindjes. Fytyra e vertete e ketyre plehrave.

    Përgjigju
    • Matilda: 06/01/2023 22:15

      Patronazhistet imazhi i rilindjes

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?