VIDEO/ E mori rrjedha e ujit në kanionet e lumit Osum, rinisin kërkimet për gjetjen e turistit holandez! Spathara: Të huajt s'e njohin rrezikun e kanioneve

9 Maj 2023, 10:57| Përditesimi: 9 Maj 2023, 17:44

  • Share

SKRAPAR- Ka pak shpresa të gjendet gjallë turisti holandez, Jules Schurmmans, i cili ra në rrjedhën e lumit Osum një ditë më parë. Ai po eksploronte kanionet me bashkëshorten Helma Schurmmans, e cila u gjet në breg nga ekipi i Federatës Shqiptare të Rafting, teksa kryenin një ekspeditë. Drejtuesi i Federatës, Zamo Spathara ka treguar për Report Tv momentin e shpëtimit të 64-vjecares, Helma Schurmmans.

Kërkimet kanë rifilluar të martën në mëngjes nga polombarët e RENEA-s, anëtarë të Federatës Rafting dhe forcat zjarrfikëse por ende pa rezultat.

“Ne kemi eksperiencë 20 vjeçare ne e dimë rrezikun. Sot kanë kaluar 24 orë dhe nuk e gjejmë dot! Zhytësit po bëjnë krehje të zonës në të gjithë pikat, nga eksperienca trupi është zhytur poshtë në ujë dhe është e vështirë ta gjesh. Unë shpreh ngushëllime familjes!”

Duhet të forcohet kuadri ligjor, thotë Spathara, sepse turistët e huaj nuk e njohin rrezikun e lumenjve e maleve tona.

“Ne bëmë një program një studim për lumenjtë e rrezikshëm dhe aktivitetet ujore dhe nivelin e vështirësisë së lumenjve, por ministria nuk e miratoi. Na duhet të jetë ligji i fortë ne gjithmonë hasim në probleme, njerëz të pashoqëruar  që s’kanë njohje për këtë lum dhe nuk e di me çfarë has! Përsëri do të ndodhin këto incidente. Edhe sot arritëm të shpëtojmë një austriak që kishte hyrë në lumë pa veshje dhe i pashoqëruar”, tha Zamo Spathara - Federata Shqiptare Rafting 

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur një ditë më parë në kanionet e Osumit për t’u larë. Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi. Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot ka lënë ambientet e spitalit dhe i është bashkuar kërkimeve për gjetjen e bashkëshortit të saj.

Ora 15:37
Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i Rafting: E vështirë të gjendet trupi, është zhytur në ujë

 

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting, në një intervistë për Report Tv ka treguar sesi si kanë gjetur turisten holandeze një ditë më parë, në kanionet e lumit Osum.

Spathara u shpreh se e gjetën rastësisht, 64-vjeçaren, Helma Schurmmans, buzë lumit dhe ishte pothuajse e rraskapitur. Ato i kanë dhënë ndihmën e parë turistes dhe më pas janë nisur për të kërkuar në pikat ku ato mendonin partnerin e saj Jules Schurmmans, 68 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas Spatharës, ka shumë rrezik që trupi i tij do të jetë zhytur në ujë e se është e vështirë të gjendet.

‘Ne e dimë rrezikun se ku është dhe falë rregullore sonë të fortë ne kemi mundur që të mbajmë një standard të tillë pa humbje jete. Dje ishte një ditë shumë e rëndë.

Ne ishim dje në aktivitete tona dhe rastësisht shohim një zonjë që kishte ndaluar buzë lumit dhe ishte pothuajse e rraskapitur dhe ishte në gradët e fundit të jetës. E morëm e veshëm me rrobat tona. Tani që ka ujë shumë duhet të jesh i veshur me një veshje termike për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit. Duhet të ketë një skafandër.

Ne e gjetëm buzë lumit, ishte në një gjendje të vështirë. Pasi mori veten, ne e morëm e shoqëruam i dhamë ndihmën e parë. Shumë shpejt u nismë drejt kanionit nuk gjetëm asgjë. Pamë në të gjitha pikat ku mendonim se mund ta gjenim. Tani mendojmë se trupi është zhytur poshtë ujit dhe është e vështirë të gjendet.’- tha Spathara.

Ora 15:36
VIDEO/ Pamjet nga kërkimi i palombarëve për gjetjen e turistit holandez në kanionet e lumit Osum

 

Report Tv sjell pamjet nga kërkimet për trupin e turistit holandez, të cilin e mori rrjedha e ujit një ditë më parë. Forcat Speciale të shoqëruar edhe nga instruktorë të zonës po bëjnë krehjen e zonës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?