'E mora me sportivitet', 70-vjeçari i shëruar me COVID nga Kruja: Isha i qetë, e kam në gen jetëgjatësinë

27 Prill 2020, 17:30| Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:01

  • Share

Optimizmi dhe humori është arma me të cilin luftoi me koronavirusin 70-vjecari nga Kruja. Besimi tek jetëgjatësia e genit familjar dhe qetësia me të cilin e priti këtë betejë bëri që angazhimi maksimal nga bluzat e bardha të mos shkonte dëm. Tashmë gëzon shëndet të plotë dhe më të njëjtin humor si më parë Islam Dani përcjell apelin e fortë pas shërimit. Në një lidhje skype për 'Repolitix', ai thotë se kishte afro një muaj e gjysmë që rezultoi pozitiv, por ditët e tij më të vështira ishin kur mjekët i bënë frymëmarrje të detyruar.

''E kam konsideruar veten gjithnjë 10 vjet më të ri. Shumë mirë jam tani. Një muaj e ca që u infektova dhe fillimisht isha me temperaturë dhe e mora shumë lehtë. Mbi një muaj e pak u infektova. Nuk kam dyshime nga e mora. Kisha marrë masat dhe nuk e kuptova. Fillimisht kisha temperaturë, pastaj nga pak mu mor fryma. 7 - 8 ditë qëndrova në shtëpi. Pastaj dola pozitiv dhe shkova në spital menjëherë. Unë e mora lehtë. Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja. Atë ditë kam qenë në humor. S'kisha frikë asnjëherë. Me forcë thashë do ia dal. Momenti më i vështirë ishte kur më bënë frymëmarrje të detyruar. Mendova se do kaloj lehtë edhe në momente të vështira. Për 7 - 8 ditë nuk e kontrolloja dot veten. Kur shkova në reanimacion fillova të lëviz disa metra. Jam gjithmonë pozitiv në mendime, sëmundjet i përçmoj'', u shpreh 70-vjeçari

Edhe pse optimizmi i tij ishte i lartë, puna e mjekëve për të ishte një nga momentet më të rëndësishme. Me besimin e gjeni jetëgjatë në familje, pasi i ati është ndarë nga jeta në moshën 103-vjecare mesazhi i 70-vjecarit të shëruar i mbush të gjithë me shpresën për t' ja dalë.

''Me sportivitet e mora. Kam drejtë ti falenderoj mjekët e infermierët e spitalit. Ishin të mrekullueshëm. Të gjithë njerëzit e mi të afërm. I përshëndes. Njerëz të mirë. I kisha si motra dhe vëllezër,  bëja dhe humor me ta. Kemi një shprehje nëe këtej bluzat e bardha ilaç i bekuar. I shkonte djersa nën rroba, të palodhur, personel i veçantë për mua. Akoma i kam në vesh zërat e tyre. Do ju çoj dhuratë ti takoj për shërbimin shembullor. Më vinin me dashuri shumë, komunikoja shumë mirë me ta. Vuajtjet i kanë hequr si ne. Vetëm nga zëri i njihja. Unë kam pas babën që ka vdekur 103 vjeç por mendjen e kishte arkiv e shtetit. Jam shëndosh e mirë. Unë i them ta marrin me qetësi, por duhet të ruajnë veten. Të mendojnë me pozitivitet dhe me humor. Po e ke frikë turret. Nëse nuk e ke frikë largohet. Uroj për të gjithë sa më lehtë, mos u trembni, po e morët qetë do kalojë'', përfundon këtë intervistë më buzë në gaz 70-vjeçari i shëruar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?