E mohoi, Mancini pranë zyrtarizimit te Arabia Saudite! Për italianin ndërhyn edhe familja mbretërore, pagë faraonike

24 Gusht 2023, 13:59| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 15:34

  • Share

Roberto Mancini pritet të jetë shumë shpejt trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite pavarësisht se më herët e kishte mohuar të ketë patur kontakte. ‘Gazzetta dello Sport, që citon burime nga Arabia Saudite, thotë se ish-trajneri i Italisë ka negociuar që në qershor për të drejtuar kombëtaren e Lindjes së Mesme dhe se dorëheqja nga përfaqësuesja e Italisë nuk ishte e rastësishme.

Madje ajo u shoqërua me polemika të forta, pasi fillimisht Mancini akuzoi presidentin e federatës italiane Gabriele Gavrina si fajtor. Sipas Mancinit, Gavrina kishte ndërhyrë në punët e tij si trajner, madje duke shkuar deri aty sa t’i ndërronte edhe stafin. Vetëm një ditë më parë Gavrina u përgjigj, duke thënë se ‘është ndjerë shumë keq nga fjalët e Mancinit, pasi kishin një marrëdhenie të mirë pune dhe miqësie’. Ndër të tjera Gavrina mohon të ketë ndërhyrë në punët e tij.

Gjithsesi tani jemi pranë faktit se Roberto Mancini shumë shpejt mund të zyrtarizohet si trajner i Arabisë Saudite. Ai do nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare që i mundëson një pagë nga 25-30 mln euro në sezon. Për të marrë trajnerin nga kombëtarja e Italisë kanë ndërhyrë edhe emisarë të familjes mbretërore.

Projekti është një përfaqësim sa më dinjitoz në Botërorin e 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, ndërsa në janar Mancin-i do ketë provën e parë në Kupën e Azisë ku bën pjesë në një grup me Tajlandën, Kirgistanin dhe Omanin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?