27-vjeçari shqiptar

E mitura akuzoi shqiptarin për përdhunim, ekspertiza provon të kundërtën: Kishin kryer dhe më parë marrëdhënie seksuale! 27-vjeçari sot në pyetje nga drejtësia greke

15 Prill 2022, 08:06| Përditesimi: 15 Prill 2022, 08:08

  • Share

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pas denoncimit të një vajzë 17-vjeçare për përdhunim, por duket se ekspertiza ligjore ka provuar të kundërtën.

Mediat greke dy ditë që parë kanë shkruar se i riu ka kontaktuar me të miturën përmes Instagramit dhe e ka tërhequr zvarrë në makinë për ta çuar në shtëpinë e tij. Ajo ka përshkruar për policinë se shqiptari kur e çoi në shtëpi ndezi volumin e televizorit, në mënyrë që të mos dëgjoheshin ulërimat e saj dhe e përdhunoi.

Ekspertiza ligjore solli një kthesë në këtë çështje, duke bërë të miturën nga një viktimë në një gënjeshtare?

Çfarë thuhet në ekspertizën ligjore?

Ajo ka treguar se shqiptari nuk e ka përdhunuar të renë dhe se gjithçka dyshohet se ka ndodhur me dëshirë, pasi ajo nuk ka pasur asnjë shenjë në trup që mund të tregojë diçka të kundërt.

Për më tepër, sipas ekspertizës 17-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 27-vjeçarin edhe në të kaluarën.

Nga ana tjetër, avokati i shqiptarit Manolis Vamvounakis, ka folur për mediat greke, ndërsa ka thënë se klienti i tij tashmë ndihet më i qetë dhe se drejtësia ka vepruar ashtu siç duhet. Sipas ekspertizës kjo nuk ishte hera e parë që 17-vjeçarja kryente marrëdhënie seksuale me shqiptarin.

Gjatë mëngjesit të sotëm 27-vjeçari pritet të merret në pyetje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?