Dajan Shehi

E mbylli me Vllazninë, mbrojtësi shqiptar akord me klubin nga Rumania

31 Korrik 2023, 12:07| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 12:08

  • Share

Dajan Shehi është lojtar i lirë pasi mbrojtësi e mbylli kontratën me Vllazninë. 26-vjeçari nga Elbasani ka gjetur destinacionin e ri. Shehi pritet të kalojë në elitën e futbollit rumun te Botosani. Duket se palët kanë akord mes tyre dhe firma në kontratë do jetë 2-vjeçare.

I dalë nga moshat e Teutës, Shehi për herë të dytë do provojë një përvojë jashtë Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e Hajduk Split II. Mbrojtësi i qendrës ka luajtur në Shqipëri me Besën, Teutën, Kastriotin, Vllazninë, Partizanin dhe Skënderbeun.

Sezonin e fundit Shehi luajti 22 ndeshje me Vllazninë, 17 nga të cilat si titullar. Duket se kalimi në Rumani është një mundësi e mirë për të ardhmen e mbrojtësit, që në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të kombëtares shqiptare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?