OKB

E kërkoi Rusia, Perëndimi s’lejon diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë

25 Mars, 22:57| Përditesimi: 25 Mars, 23:05

  • Share

Rusia ka dalë bllof në OKB ditën e sotme, pasi Këshilli i Sigurimit nuk ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku delegacioni rus kërkonte për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kërkesa e Rusisë u mbështet vetëm nga tre anëtarë që votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e KS-së për këtë seancë. E përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar se ajo kishte figuruar në agjendën dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti Rusia po tenton ta shtrojë për diskutim çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke marrë shkas nga përvjetori i 25-të i intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe, Moska u ka kërkuar anëtarëve të tjerë që t’ia mbështesin kërkesën, që sonte, prej orës 21:00, të flitet për intervenimin, por edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, Robert Ëood, tha se vota e SHBA-së ishte abstenim për shkak të çasjes së Rusisë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?