Xhensila Myrtezaj

E kuruar në detaje dhe e stiluar fiks për në Toskana! Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga dasma e Arbanës dhe Eduardit

18 Qershor 2023, 15:47| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 16:06

  • Share

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër të ftuarit VIP, në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, në Toskana në Itali.

Xhensila ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku shfaqet së bashku me vajzën saj Ajkën, të veshura me fustane me lule, në Toskana, aty ku është zhvilluar dje dasma e moderatores Arbana Osmani dhe partnerit të saj Eduart Grishaj.

“Rroftë dashuria”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me fotot në fjalë, ku tregon edhe vendndodhjen, Toskana, Itali.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Bes Kllaku nuk ka ndarë ende ndonje moment nga dasma e shumëpritur e këtij sezoni.

Ceremonia e çiftit të njohur që u mbajt një ditë më parë ka qenë mjaft private dhe të ftuarit nuk kanë publikuar asnjë moment në rrjetet sociale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veliu: 18/06/2023 21:50

    Te trashegohen.Sa me shume femije e leke.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/06/2023 20:16

    Na mbyten kurvat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?