E kryer, Lukaku kthehet tek Interi! Mungon vetëm njoftimi zyrtar

21 Qershor 2022, 21:51| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 22:03

  • Share

Inter-Lukaku, ja ku jemi. Klubi Nerazzurri dhe Chelsea kanë finalizuar detajet përfundimtare të marrëveshjes. Operacioni praktikisht po mbyllet. Sipas zërave të fundit, rikthimi i belgut te Nerazzurri duhet të përfundojë në bazë të huazimit prej 8 milionë euro  plus 2 milion  bonuse të lidhura me fitoret e ekipit. 

Lukaku, i freskët nga një sezon i keq te Chelsea, ishte protagonist i dy viteve të shkëlqyera në Milano në 2019-20 dhe 2020-2021, kur Interi i Antonio Contes fitoi Scudetton, duke i dhënë fund hegjemonisë së Juventusit.

Për belgun në atë sezon 24 gola në 36 ndeshje dhe sulm ëndrrash me Lautaron Martinez!  I njëjti tandem që është i destinuar të reformohet sërish sezonin e ardhshëm nën drejtimin e një Simone Inzaghi që gjithmonë ka shtyrë për rikthimin e madh të belgut në Milano. Por sulmi zikaltër mund të kompletohet me  Paulo Dybala  i cili  është shumë afer ekipit nga Milano dhe duke bëre tifozët zikaltër të ëndërrojnë për një sulm atomik.

r.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?